Fishta
E Gjergj Fishtes 
Home
                                                                                                                                                                Fishta.com
 

Shoqata Humanitare "FISHTA"

 
Mire se Vini ne Shoqaten Humanitare "FISHTA"
 
Faqja Zyrtare e shoqates humanitareFishta prane Kishes se Shen Palit me qender ne Detroit USA..
Adresa:525 W Auburn Rd Rochester Hills MI 48307.
U bejmëthirrje të gjithe bashkëvendasëve tonë nga do qe të jenë, të anetaresohen ne menyrë
vullnetare në ketë Shoqatë,për të miren e fshatit tonë fishte.Sa më shumë, aq më mirë.
Për të gjithe ata që deshirojne të Anetaresohen në shoqate apo deshirojne me
shume informacion ju lutemi kontaktoni ne fishta@fishta.com.
Per te arritur qellimin qe ka shoqata Fishta te ndihmoje, atehere duhet kemi
nje fond per zbatimin e disa projekteve qe shoqata do ti paraqese ne
web site www.fishta.com.Qe te anteresohesh dhe te behesh pjestar i
ndihmes duhet te anetaresohesh duke paguar nje shume
prej $10 ne muaj ose $120 ne vit ose me shume sipas mundesive dhe deshiren
per te ndihmuar fshati ku lindi At Gjergj Fishta.
We ask all Fishtaket who are in the US or any other country to become a
members of the Association by paying membership that is only $120 a year.
This will help us with the plans,will help fishta with projects commitments
in the future.
 

Udhëtim në fshatin Fishtë aty ku lindi Gjergj Fishta

Në këtë reportazh do të prekim nga afër kujtimet e stërnipit të padër Gjergj Fishtës. Pse është në gjendje të  mjerueshme shtëpia ku i rrit poeti i madh kombëtar?
 
Në një pasdite korriku, në njëren prej kafeve të shumta, ne plazhin e Shëngjinit me dy pushues nga Kosova, në bisedë e sipër më pyesin për fshatin Fishtë të Zadrimes, vendlindjen e poetit të madh kombëtar, të parit poet shqiptar kandidat për Çmim Nobel ,At’ Gjergj Fishtën. Duke qenë vetë zadrimor përpiqem t’ua sqaroj me dorë drejtimin në  të cilen ndodhet Fishta e Fishtes.
-Dëshirojme te vizitojmë shtëpinë ku ka lindur dhe jetuar fëmijërinë e tij njeriu i madh i letrave shqipe,insistuan ata. Ne me pushime jemi, thanë, s’është problem shpenzimi,mjafton të na gjesh nje taksi dhe ta planifikojme viziten
.Duke vazhduar gjatë në një bisede shumë të kendshme rreth poetit ku shpeshherë më  tregonin mua gjëra që nuk i” dija”, për Fishten, u premtova që në një takim të dytë ta bënim viziten. Për hir të së vërtetës edhe une nuk e kisha vizituar asnjeherë shtëpinë e lindjes së poetit ndonse shumë herë kisha shkuar per punë në Fishtën që poeti mbajti për mbiemer pasi u shugurua si meshtar. Mendova për një “rikonjucion” të shtëpisë së padër Gjergjit para se të shkoja me miqtë nga Kosova…Pas gjashte kilometrash autostrade Lezhë-Shkodër marrim rrugën në të djathtë ku tabela rrugore njofton: BLINISHT. Fshati i Fishtës është një nga gjashtë fshatrat që përbejnë këtë komunë. Nga asfalti duhen edhe tre kilometra rrugë fshati për të arritur në fshatin e lindjes së poetit, prozatorit, publicistit, gjuhëtarit, politikanit, meshtarit, Fishten. Disa, shumë të afërm të poetit i kemi njohur edhe më parë dhe kishim biseduar edhe herë të tjera për atë, por tani kishim një qëllim të caktuar.
Në kodrën e Lekiçëve, një emër i vënë në vitet e komunizmit ndodhet nje grumbull shtepi banimi e kulla që dikush i ka braktisur duke ndërtuar shtëpi të reja. Dikush i ka mëremetuar. Kullat thuajse janë të ngjitura njëra me tjetrën. Njeriun të cilin e takojme dhe e njohim prej vitesh është Gjon Mark Ndoka,74 vjeç, një burrë fisnik me trupin drejt dhe bujar si të gjithë banorët e këtyre zonave. Aty, para kulles së tij dhe shtëpisë së re që po ndërton duke pirë kafen e mikepritjes zhvillojme kete bisede.
Cila është lidhja e juaj familjare me Gjergj Fishten?
Unë jam stërnipi i padër Gjergjit, që do të thotë se babai ka qenë nipi i tij. Ashtu si edhe babai, të gjithë ne i kemi thirrë axhë (xhaxha). Emri i vërtetë i tij është Zef Ndoka, por pasi u shugurua meshtar e ndërroi dhe e thirri veten Gjergj Fishta. Kështu e kishin rregull franceskanët.
Në këtë shtëpi ku jetoni ju ka lindur Gjergj Fishta?
Jo. Shtëpia ku ka lindur gjyshi im dhe njëkohësisht i vellai, padër Gjergji nuk egziston më si vendbanim.Vendi ku ka lindur, sot është një livadh që quhet Çarja e Gegë Pjetrit. I vetmi dëshmitar i lindjes së këtij njeriu është një pus dhe një ulli. Aty rreth moshës tre-katër vjecare si familje u zhvendosën pikerisht në këtë kodër ku janë të ndertuara disa kulla dykatëshe pothuajse të ngjitura me njëra-tjetrën.
Pse kodra mban këtë emër?
Emri Lekiç është vendosur para 30-40 vjetësh dhe ka të bëjë me mbiemrin tonë te përditshem Leka në Lekiç. Nuk ka asnjë lidhje me mbiemrat Jugosllav.
Po shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë Gjergj Fishta cila është?
Po e shohim tani.     -Ngrihet Gjoni dhe na drejton tek ajo. Vetëm pak metra, midis mureve të kullave shpinë  mbi shpinë dallojmë një hyrje që e kanë mbuluar ferrat dhe një tendë me rrush për të cilen nuk ishte kujdesur askush. Ferrat të pengonin edhe shikimin. Jo pa keqardhje Gjoni përpiqet që të na “hape” rrugën deri tek  dera.
”Tashmë shtëpia është e braktisur. Në këtë shtëpi ,thote Gjoni, ka jetuar deri para disa vitesh një kushëri i joni i cili vdiq para disa muajsh. Fëemijet e tij janë në emigracion.-Në anë të murit është vënë një pllakë ku shkruhet “KETU KA BANUAR AT’GJERGJ FISHTA”1871-1940”. Mjerisht kjo është e vetmja dëshmi ku ka jetuar poeti i madh deri para se të shkonte në kolegjin e Françeskanëve të Troshanit, shkollim të cilin nuk do ta ndalte deri kur veshi mantelin e meshtarit. Me nje telefon mundohemi të bëjmë disa foto për vetë momentin në të cilin ndodhemi nuk ishim të përgatitur me një aparat fotografik.
-Prit, më thotë, ta ndërroj këmishen se isha në kopësht duke punu. Nuk vonon dhe kthehet. Ai përpiqet që të largojë ferrat me qëllim që të duket sadopak shtepia ku ka jetuar kollosi i letrave shqipe. Këto fotografi po i botojmë së bashku me shkrimin.-Shiko, thotë Gjoni. Unë ndjek në gazeta çdo gjë që flitet për xhaxhain (pader Gjergjin). Dëgjova një ditë në mengjes në një televizion ku një gazetë shkruante për eshtrat e padër Gjergjit.
-Kthehemi prapë në tavolinen para shtëpisë së Gjonit ku e shoqja na ka shtuar edhe nga një birrë të ftohtë akull për të na larguar të nxehtin e kësaj vere. Aty ne vazhdojmë biseden me Gjonin.
A është inetersuar kush për Padër Gjergjin ?
Po shumë njerëz kanë ardhë, me kanë taku. Ka qenë Neritan Ceka, Aurel Plasari, Tonin Çobani; disa studiues nga Kosova të cilëve nuk u’a mbaj mend emrat e shumë të tjerë. Kanë pyetur për gjithshçka për padër Gjergjin.
Po për shtëpinë ku ka jetuar?
Të them të drejtën më shumë janë interesuar për aë të tjera të jetës së tij. Për librat që ka lexu, që ka shkru e për ndonjë dorëshkrim të tij. Por për shtëpinë kanë ardhë edhe politikanë sidomos në raste fushatash. Çfarë nuk kanë premtuar. Do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë. Por fatkeqësisht deri tani asgjë. Vlerësimin më të madh e ka bërë ish-presidenti i Alfred Moisiu që në vitin 2003, në pallatin e Kulturës në Lezhë e shpalli “NDERI I KOMBIT” një mirënjohje që besoj çdo njeri e ka mirëpritë. Ne si trashëgimtarë të padër Gjergjit e ruajmë me shumë dashuri medaljen.
Po pushteti lokal,a ka ndermarrë ndonjëe përpjekje për rehabilitimin e shtëpisë?
Jo,jo.! Nuk ka buxhet, kanë thënë.
Ju nuk keni bërë ndonjë përpjekje në Tiranë për problemin e shptëpisë?
Të them të drejtën shumë rrugë ne nuk i dimë ashtu siç duhet. Mendoj se më shumë se sa ne që e kemi patur gjakin tonë, Gjergj Fishta i përket gjithë kombit. E përgjegjësitë për kombin i marrin ata që e drejtojnë këtë shtet.
Po ju Gjon,a nuk keni bërë ndonjë përpjekje, të pakten për ta mirëmbajtur?
Keni të drejtë në atë që thoni. Por jemi shpërndarë në të katër anët e botës. Për ne është e rëndësishme që shtëpinë ku ka jetuar Gjergj Fishta të mos e prishim. Të mos ia ndërrojmë destinacionin, në një farë sa herë që do të sillem në oborr për aq kohë sa të jetoj ta shikoj atë që rriti padër Gjergjin.
Nëqoftëse shteti do ta rehabilitojë shtëpinë Gjergj Fishtës, a mundeni ju që të kontribuoni, të grumbulloni relike të asaj kohe a të vetë padër Gjergjit po të keni, për ta kthyer në një shtëpi muze?
Kjo na përket ne dhe besoj që e bëjmë. Natyrisht duke na këshillu dhe ndonjë specialist i kësaj fushe, po, po  e bëjmë. Pasi përfundojmë dhe pjet përshëndetimi me këtë burrë zotni siç i thonë në atë zonë dhe largohemi nga Fishta e Fishtës që dha çdo gjë e mbi të gjitha i dha emër Shqipërisë në gjithë botën. Një miku im, dashamir i udhëtimeve nëpër botë më thoshte para disa vitesh.”Isha i ftuar në Kinë dhe miqtë na ofronin te vizitonim vende të veçanta. Diku, në një mal kishte një miniere ku gjatë gërmimit ishte zbuluar një  gurë i bukur me ngjyrë të kuqerremë, e kishin pastruar dhe sistemuar sheshin duke e transformuar nëenjë vend  pelegrinazhi (idhulli). Bota nuk i ka idhujt dhe i krijon; ne i kemi por nuk i njohim dhe nuk i bëjmë të njohur”, më tha ai.Kur përgatitem për t’u larguar nga shtëpia e Gjonit, stërnipit të Gjergj Fishtës, duke ecur ai më tregon jo pa një finese humori një histori të padër  Gjergjit.
“Padër Gjergji ishte një françeskan me za që kur ishte i ri. Erdhi puna dhe do të emërohej një ipeshkev i ri. Por ai ishte në pritje që një mik i tij  Dom, Lazer Lisna të emërohej Ipeshkëv. Por  në vend të tij u emërua një tjetër. Duke marrë shkas nga kjo padër Gjergji i shkruan një letër.
T’ka çu të fala padër Gjergj Fishta
Ty dom Lazer Lisna
Per nj’at pune që pame mendu
S’ na dual gja, as ty, as mu…
E kuptoj kontekstin e humorit fishtjan që më tregon. Duke qeshur  them i Gjonit se një dashmirës i letërsisë si puna ime, vetëm mund të provokojë ndërgjegjen e dikujt dhe do të ishte fat, sikur ky dikush të ishte ai që ka në dorë të punojë për rehabilitimin e shtëpisë ku ka banuar Gjergj Fishta…
Në Shëngjin kam ndërruar kafe. Nuk kam çfare t’u them miqve kosovar. Ata kanë pyetur për mua. Mëqenëse ata vijnë prej vitesh me pushime në Shengjin shpresoj që veren e ardhshme t’ua plotësoj dëshiren për të vizituar shtëpinë ku jetoi poeti i madh Gjergj Fishta, per t’u dhuruar atyre e kujtdo tjetër emocione që të krijohen kur ndodhesh në shtepinë ku janë rritur kolloset…
Mark PREÇI

 
   
 
 
   Kliko ne Links.
 
 
Tirane/Shqiperi
 
Tirane/Shqiperi
 
Tirane/Shqiperi
 
Tirane/Shqiperi
 
Washington USA
 
Treviso/Itali
 
Lezhe/Shqiperi
 
Lajme Shqip/Tirane
 
Restorantin "Mrizi i Zanave"
 
Detroit/Michigan
 
Detroit/Michigan
 
abc News/Shqiperi
 
Salon/Sterling Heights MI
 
 
 
 
 
 
 

 

Copyright©Fishta.com.2012